Gladbah shokon Romën në “frymën e fundit”, United shkatërron Partizanin e Beogradit (VIEO)

Roma ka pësuar një humbje shokuese në fundin e kohës shtesë, duke u mundur 2-1 nga Borussia Monchengladbach. Mbrojtësi Fazio u bë protagonist për mirë dhe për keq, pasi dërgoi topin në portën e tij në minutën e 35-të, ndërkohë që në të 64-n shënoi me kokë në portën e ekipit gjerman. Thuram do të shokonte verdhekuqtë në minutën e 5-të shtesë me një goditje me kokë.

 

Manchester United shkatërroi 3-0 Partizanin e Beogradit. Mason Greenëood zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 22-të, ndërkohë që më pas do të shënonin edhe Martial dhe Rashford. Skuadra angleze ka siguruar kualifikimin pasi kryeson me 10 pikë. /Koha Jone/

SHKARKO APP