Godin mund të qëndrojë tek Interi, paga e tij bëhet problem

Largimi i Diego Godin nga Interi në fund të këtij sezoni dukej thuajse e sigurt, por tashmë për shkak të pandemisë së koronavirusit duket se gjërat kanë ndryshuar.

Paga e lartë prej më shumë se 5,5 milionë eurosh në sezon që fiton te zikaltrit është kthyer në një problem edhe për klubet angleze dhe spanjolle që ishin të interesuara për kartonin e tij.

Në këtë mënyrë gjasat janë që Godin të qëndrojë te Interi me të cilët ka edhe 2 vite të tjera kontratë. Ai nuk ka mundur që të përshtatet në skemat e Antonio Contes, teksa në shumë ndeshje para tij është preferuar i riu Bastoni.

SHKARKO APP