Goditi arbitrin me grushta, 7 ditë burg për lojtarin e Domosdovës
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë 7 ditë burg për lojtarin e skuadrës së Domosdovës, Kristjan Lleshi, për dhunimin e arbitrit të ndeshjes.
Lleshi goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi dha një penallti për ekipin kundërshtar në sfidën mes Tepelenës dhe Domosdovës.
33-vjeçari u arrestua nga policia dhe sot ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, e cila vendosi që ai duhet të qëndrojë 7 ditë në burg.
Ndërsa përsa i përket arbitrit, pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Kristjan Lleshi
KOHA JONË SONDAZH

