Goditi kundërshtarin, Taulant Xhaka merr dënimin. 8 ndeshje jashtë fushës
Në derbin e Superligës së Zvicrës ndërmjet Baselit dhe Cyrihut, që përfundoi me fiton e mysafirëve me rezultat 2-0, Taulant Xhaka bëri një gjest të pahijshme duke goditur rivalin e tij Nikola Katic me kokë, veprim ky për të cilin u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Gjesti i tij u mor në shqyrtim nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit në Zvicër që sot ka marrë vendim për dënimin e Xhakës. Për skenat e së dielës, 32-vjeçari është dënuar me tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ato për shkak të tetë kartonëve të verdhë gjatë këtij sezoni.
Xhaka ka kërkuar falje, ku thotë se doli nga vetja dhe se ky nuk është modeli që ai duhet të jap si një kapiten i skuadrës.
View this post on Instagram