Goditi me shuplakë kundërshtarin në sfidën me Philadelphian, MLS gjobit Lionel Messin

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një incidenti me mesfushorin e Philadelphia Union, Quinn Sullivan, gjatë ndeshjes së përfunduar në barazim 2-2 ndaj Inter Miamit.

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit të zhvilluar më 19 gusht. Messi u përfshi në një përplasje me Sullivan dhe, gjatë shkëmbimit të fjalëve mes dy lojtarëve, argjentinasi e preku me dorë në pjesën e pasme të qafës.

Komisioni Disiplinor i MLS vendosi ta ndëshkojë kapitenin e Inter Miamit me një gjobë, shuma e së cilës nuk është bërë publike. Sanksioni lidhet me shkeljen e rregullores së ligës që ndalon kontaktet me duar në fytyrën, kokën apo qafën e kundërshtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti ndodhi në një ndeshje me shumë tension, ku Messi ishte protagonist edhe në aspektin sportiv. Ylli argjentinas shënoi një nga golat e Inter Miamit, ndërsa skuadra e tij mori një pikë pas barazimit 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht incidentit, Messi nuk u ndëshkua me karton gjatë aksionit, ndërsa MLS vendosi të ndërhyjë më pas përmes Komisionit Disiplinor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?