Goditi një zyrtar të ndeshjes, jepet një ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë
Komisioni i Disiplinës ka marrë masa të ashpra pas incidenteve të regjistruara në ndeshjet e fundit të kampionatit. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, është pezulluar për 15 ndeshje për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjatë kësaj periudhe, atij i ndalohet gjithashtu hyrja në stadiume.
Masë disiplinore ka marrë edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini. Tekniku shkodran u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj vendimeve të arbitrave, në një takim ku Vllaznisë iu anuluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje. Për shkelje të rregullave themelore të sjelljes ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Martini është pezulluar për 6 javë.
Ndëshkimi nuk ka munguar as për Elbasanin. Klubi është gjobitur me 1 milion lekë për organizim të dobët të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Tensione pati edhe në sfidën Skënderbeu-Dinamo. Trajneri i skuadrës kryeqytetase është dënuar me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet sportive, për shkak të protestave ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

