Goditi portierin, babai i Shpendit dënohet për 3 vite

Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias. Babai i futbollistit shqiptar, Kristjan Shpendi, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi.

Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?