Goditje spektakolare e Liverpoolit, ylli i PSG-së transferohet për 123 milionë paund

Liverpool ka finalizuar një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain. 23-vjeçari ka firmosur kontratën me “Reds” pas përfundimit me sukses të të gjitha procedurave të transferimit, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij në “Anfield”.

Marrëveshja mes Liverpoolit dhe PSG-së raportohet se mund të shkojë deri në 123 milionë paund, e përbërë nga një shumë fikse dhe bonuse të ndryshme të lidhura me performancën.

Barcola u transferua te PSG në vitin 2023 nga Lyon dhe në dy sezonet e kaluara në Paris u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës. Tashmë, pas aventurës me kampionët e Francës, ai i bashkohet Liverpoolit për të forcuar edhe më shumë repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Paris, francezi regjistroi 39 gola dhe 37 asistime në 152 ndeshje, duke lënë pas një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij. Me transferimin e Barcolas, Liverpool shton një tjetër alternativë të nivelit të lartë në sulm dhe synon ta bëjë francezin një nga protagonistët e projektit të ri të skuadr

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?