FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gol historik, Egnatia merr një barazim me vlerë në Conference League

Ararat Armenia barazoi 1-1 me Egnatian për turin e parë në Conference League. Ndeshja u vendos me nga një gol në secilën pjesë.

Dueli nisi më mirë për vendasit, që morën lojën në kontroll. Me kalimin e minutave, Egnatia rriti lojën, por pa mundur të evitojë golin. Duhej minuta e 36 kur Alemao do kalonte vijën fatale të portës së mbrojtur nga Alen Sherri.

Në fraksionin e dytë Egnatia kontrolloi lojën dhe pati disa raste shënimi me Dwamenan, por portieri vendas ndali në dy raste. Pas gjashtë minutave shtesë, Egnatia mundi të shënojë në fundin e sfidës me Dwamena, duke lënë gjithccka të hapur për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Shqipëri. Në debutimin në CL, Egnatia bëri mirë në fushë dhe rezultat, duke marrë një barazim historik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?