Gola dhe spektakël, Dinamo mund Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Dinamo City është fituese e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025-2026, pas triumfit spektakolar 3-2 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në Air Albania Stadium. Një sfidë me emocione, kartona dhe pesë gola, që në fund buzëqeshi për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Takimi nisi në mënyrën më të keqe për rrogozhinasit, të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 6-të. Sulmuesi Soumaila Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasjeje të rëndë me portierin Aldo Teqja, i cili u largua nga fusha me ambulancë.

Dinamo shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në avantazh në minutën e 23-të me golin e Malomo. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dejvi Bregu realizoi një supergol nga distanca për 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Malomos. Nikola Buric rihapi finalen në minutën e 81-të, por reagimi i “Bluve” ishte i menjëhershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendësuesi Ibrahim Mustapha shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Goli i dytë i Egnatias në shtesë vetëm sa vulosi rezultatin final 3-2, me Kupën që këtë sezon shkon në duart e Dinamos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?