Golat i bën Ronaldo, por statistika më të mira te United i ka dikush tjetër

Ole Gunnar Solskjaer është nën presion te United për shkak të rezultateve, të cilat në disa ndeshje nuk kanë qenë ato të pritshmet. Në mesjavë Djajtë e Kuq morën një fitore me fat ne sekondat e fundit kundër Villareal. Cristiano Ronaldo ishte sërish heroi i skuadrës angleze, por te United ka një lojtarë më vendimtar se ai.

Bëhet fjalë për Lingard, i cili në 136 minutat që është aktivizuar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Në çdo 45 minuta në fushë, ai ka qenë i përfshirë në golin e ekipit të tij. Pas tij në statistika qëndron Ronaldo me 5 gola të shënuar në 432 minuta lojë. Cr7 është i përshirë në çdo 86 minuta në golat e ekipit të tij.

Paul Pogba ndërkohë është futbollisti që ka shërbyer më shumë asiste, 7 deri më tani te United, por me dallimin se ka luajtur 673 minuta. Pra në çdo 96 minuta ai ka shërbyer një asist për shokët e tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP