Golden Stejt, rekordi i pathyeshmërisë në NBA!
Basketbollistët e Golden Stejtit barazuan rekordin e NBA-së për nisjen më të mirë të një sezoni, duke arritur fitoren e 15-të radhazi.
Nuk humbën as në fushën e Denverit, dhe prekwn rekordet e Uashingtonit e Hjustonit, që e kishin mbërritur më herët këtë shifër.
Por Golden Stejt me suksesin 118-105 ndaj Denver Nagetsit, zhvilluan një ndeshje të vërtetë, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.
Të 12 lojtarët në dispozicion të trajnerit Stiv Kerr, pa përjashtim, e shënuan emrin në tabelën e shënuesve.
Të gjithë luajtën dhe pushuan, pasi kampionët thuajse nuk varen nga asnjë yll i veçantë, shpesh as nga Stefën Kërri, i cili luajti vetëm 28 minuta.
Shënuesi më i mirë ishte Klej Tompson me 21 pikë, Kërri realizoi 19, ndërsa Barns 17.
Golden Stejt fitoi ndeshjen e 16-të radhazi, dhe të thyejë rekordin e NBA-së, në një ndeshje të veçantë.
Përballë, në fushën e saj, do të ketë ndeshjen tjetër Los Anxhelos Lejkërs.
KOHA JONË SONDAZH

