Goleadë e Ronaldos dhe Realit, Mançester Junajtid në Europa League

 

Real Madrid dhe PSG në Grupin A, Volsburg e PSV Einthoven në Grupin B, Atletico Madrid dhe Benfica në Grupin C, dhe Juventus e Mançester Siti në Grupin D janë tetë ekipet e para të kualifikuara në raundin tjetër të Champions League, pas fazës së grupeve. Shakhtar Donjesk, Mançester Junajtid, Gallatasarai dhe Sevilja  janë katër ekipet e para nga Champions që shkojnë në Europa League, si të tretat e grupeve. Sevilja, mbajtëse në fuqi e trofeut të Europa League, pas ndeshjeve të fundit në grupet e Champions League arriti vendin e tretë pas fitores 1-0 me Juven në fund dhe pëfitoi nga përmbysja  dhe humbja e Myshengladbah me Sitin, 4-2.

Fitorja e real Madrid spikati. Karim Benzema hapi goleadën dhe e mbylli me tripletë, kurse  Cristiano Ronaldo me katër golat e tij e ktheu në një festival fitoren 8-0 ndaj ekipit të Malmoe, ndonëse spanjollët e kishin siguruar kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër përcaktohen edhe tetë ekipet e tjera finaliste të Champions League.  Barça është mbajtëse e trofeut të UEFA Champions League këtë sezon dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, pasi ka 13 pikë në Grupin E.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katalanasit pa asnjë humbje në grup shkojnë të motivuar në përballjen e mbetur me Bajer Leverkusen. “Ne duam të fitojmë si gjithmonë. Ata janë mbajtësit e trofeut të Champions League dhe ne duam të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur që të tregojmë se jemi skuadra më e parë e grupit,” thekson Marc-André ter Stegen. Nga ana tjetër portieri i Barçës, thotë se klubi i tij nuk po mendon për Botërorin e klubeve por të fitojë ndeshjen e mbetur me Bajer Leverkusen. Në këtë grup Roma që ka po aq pikë sa Leverkusen, 5, do të luajë me Bate Borizov dhe shpreson që katalanasit të ndalojnë ekipin gjerman. në Grupin F, Bajerni ka kaluar më tej ndërsa Arsenal mban vendin e tretë dhe shpreson të ndalet Olimpiakos që ta barazojë me pikë dhe të kalojë si vendi i dytë. Në Grupin G, Chelsea dhe Porto ndajnë vendet e para me nga 10 pikë, ndërsa nga përballja mes tyre direkte kërkon të përfitojë Shahktor Donjesk që ka 8 pikë dhe pret Makabin e eliminuar.  Në Grupin H, Gent i vendit të dytë pret ekipin e Zenit që ka kaluar më tej, por në rast se nuk fiton, Valencia mund të përfitojë pasi ka një pikë më pak se skuadra belge dhe pret Lionin që është eliminuar nga ky kompeticion.

Champions League

Grup A – Sot

PSG  -Shakhtar D.                2-0

Real M. – Malmoe                  8-0

Grupi B

PSV  – CSKA M.                     2-1

Volfsburg – Manchester U.     3-2

Grupi C

Benfica – Atletico M.               1-2

Galatasaray – Astana            1-1

Grupi D

Manch. C. – Borusia M.          4-2

Sevilla – Juventus                  1-0

9 dhjetor – Grupi E

Bayer L. – Barcelona

Roma – BATE B.

Grupi F

Dinamo Z. – Bajern M.

Olimpiacos – Arsenal

Grupi G

Chelsea –  Porto

Dinamo K. – Maçabi T.

Grupi H

Gent – Zenit St. P.

Valencia – Lion

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?