“Gomar, ekip i mirë është motra jote”, Pioli ofendoi rëndë Solskjaerin pas ndeshjes

Manchester United u kualifikua mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit në një ndeshje delikate në Ligën e Europës, duke arritur të fitojë në “San Siro” me rezultatin 0-1. Ky rezultat nuk u përtyp dot nga trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili pas ndeshjes është bërë protagonist duke shkaktuar një episod aspak të këndshëm.

Pas vërshëllimës së arbitrit, trajneri i United, Solskjaer mendohet ti jetë drejtuar trajnerit italian me fjalët “jeni një ekip i mirë’’. Italiani si duket i nervozuar nga eliminimi i skuadrës së tij, i është kthyer më fjalët “Çfarë lesh ekipi i mirë, ore gomar, ekip i mirë është motra jote”.

Video është bërë hit në internet ku nuk kanë munguar dhe kritikat ndaj numrit një të kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?