Gordon është lojtar i Barcelonës, kryen testet mjekësore dhe mungon vetëm zyrtarizimi

Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Anthony Gordon, pasi sulmuesi anglez ka përfunduar testet mjekësore të enjten, pas marrëveshjes së arritur mes klubit katalanas dhe Newcastle United.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, 25-vjeçari ndodhet aktualisht në Barcelonë së bashku me familjen dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa procedurat formale të prezantimit pritet të zhvillohen të premten.

Marrëveshja mes dy klubeve kap vlerën e 69.3 milionë paundëve (rreth 80 milionë euro), përfshirë bonuset, ndërsa Gordon ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me gjigantin spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona mund ta bëjë zyrtare afrimin që sot, para se futbollisti të bashkohet me grumbullimin e kombëtares angleze në Florida për fazën përgatitore drejt Kupës së Botës 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse transferimi finalizohet, Gordon do të bëhet shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Newcastle United, pas largimit të Alexander Isak te Liverpool për 125 milionë paund verën e kaluar.

Sulmuesi anglez e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i Newcastle me 17 gola dhe vetëm në tetor të vitit 2024 kishte rinovuar kontratën afatgjatë me klubin, ku i kishin mbetur edhe katër vite marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?