Grabitet vila e sulmuesit Jamie Vardy, i vidhen sende me vlerë 100 mijë euro

Sulmuesi anglez i Cremoneses, Jamie Vardy, ka rënë pre e një grabitjeje në vilën e tij në Salo, pranë liqenit të Gardës. Futbollisti 38-vjeçar, i cili u transferua në Serie A gjatë verës, përjetoi një surprizë të hidhur kur zbuloi se banesa e tij ishte vjedhur nga një bandë hajdutësh.

Ngjarja ndodhi ndërsa Vardy ishte i angazhuar në një ndeshje kampionati kundër Romës. Të paktën tre persona hynë me forcë në pronë, duke përfituar nga mungesa e familjes. Ata vodhën sende me vlerë, përfshirë orë luksoze, bizhuteri dhe para të gatshme. Dëmi fillestar i raportuar kap vlerën e rreth 100 mijë eurove.

Karabinierët e Salos kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve. Forcat e rendit po mbledhin prova dhe dëshmi për të ndjekur gjurmët e grabitësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetuesve, dyshimet e para janë se banda kishte ndjekur me kujdes lëvizjet e sulmuesit dhe familjes së tij. Ata kishin planifikuar grabitjen duke u siguruar që askush nuk do të ishte në shtëpi në atë moment, duke e bërë vjedhjen më të lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?