Grabitje me armë në shtëpinë e futbollistit të Romës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesfushorin e Romës, Neil El Aynaoui, gjatë natës mes të hënës dhe të martës, kur banesa e tij u bë objekt i një grabitjeje të organizuar.
Sipas hetimeve paraprake, një grup prej gjashtë personash ka depërtuar në vilë duke prerë grilën e sallonit dhe më pas duke hapur një vrimë në derën me xham për të hyrë brenda. Autorët, të armatosur dhe me fytyra të maskuara, kanë vepruar me profesionalizëm dhe qetësi.
Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin pesë persona: futbollisti me partneren, nëna e tij, vëllai dhe partnerja e këtij të fundit. Edhe pse nuk ushtruan dhunë fizike, hajdutët i izoluan të gjithë në një dhomë, duke krijuar një situatë frike të madhe.
Ata arritën të marrin bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një orë luksoze Rolex dhe disa çanta firmato. Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

