Grabitje spektakolare në Angli, hajdutët e lidhin Ashley Cole dhe i vjedhin sende me vlerë

Ish mbrojtësi i njohur anglez Ashley Cole është sulmuar nga një bandë hajdutësh me maska në shtëpinë e tij, teksa mediat angleze kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur më 21 janar të këtij viti.

Hajdutët u futën në shtëpinë e Cole nga një portë e pasme rreth orës 21:45 dhe nuk e kishin parashikuar që ish mbrojtësi do të ishte aty, por kur e hasën përballë e sulmuan menjëherë duke e lidhur pas një karrige.

Ata grabitën bizhuteri me vlerë dhe sasi të vogla parash kesh, e më vonë u larguan pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa ende edhe sot policia nuk ka arritur të identifikojë autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Hajdutët, që mbanin veshur kostume kamuflazhi dhe maska, ishin profesionistë dhe e dinin saktësisht si të lëviznin dhe çfarë të bënin”, ka thënë Ashley Cole.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?