Granit Xhaka në orbitën e Bayern Mynih, si “pasues” i Xherdan Shaqirit

Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka ka treguar një formë fantastike gjatë muajve të fundit me Borussian e Moenchengladbachit dhe përfaqësuesen e Zvicrës. Edhe pse në janar Bayern Mynih iu largua Xherdan Shaqiri, paraqitjet e Xhakës nuk kanë mbetur pa rënë të sy të drejtuesve bavarezë, të cilët janë duke kërkuar përforcime për mesfushën. Bastian Schëeinsteiger dhe Xabi Alonso nuk premtojnë më edhe aq për të ardhmen. Granit Xhaka gjatë këtij sezoni në Bundesligë është futbollisti që ka dhënë më shumë pasime të sakta e dhënë kjo që tregon vlerat reale që zotëron lojtari 22-vjeçar.

Sipas prestigjiozes zvicerane "Blick", talenti shqiptar do të ishte futbollisti ideal për të marrë te Bayerni vendin e Schëensteiger ose të Alonsos pasi këta dy futbollistë shumë shpejt pritet t’i japin lamtumirën kampionëve të Gjermanisë.  Vetëm pak muaj më parë Granit Xhaka rinovoi kontratën e tij me Gladbahun deri në vitin 2019, por diçka e tille nuk përbën asnjë problem për një klub të madh si Bayerni drejtuesit të cilit janë gati të derdhin në arkat e  Borussias 20 deri në 25 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit në “Allianz Arena”. Granit Xhaka u transferua nga Basel në “Borussia Park” në verën e vitit  2012 për 8,5 milionë euro. Me Gladbahun Xhaka ka zhvilluar në total 85 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar edhe 4 gola, 3 prej tyre në këtë sezon të Bundesligës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?