Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani synimi ynë është të eliminojmë Argjentinën

Zvicra ka shkruar histori në Kupën e Botës 2026 duke siguruar një vend në çerekfinale, ndërsa kapiteni Granit Xhaka nuk i fshehu emocionet pas triumfit dramatik ndaj Kolumbisë me penallti. Menjëherë pasi Ruben Vargas shënoi penalltinë vendimtare që vulosi kualifikimin, Xhaka nuk festoi menjëherë me shokët e skuadrës. Mesfushori u ul në fushë dhe shpërtheu në lot, duke përjetuar një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij.

“Ishte një lehtësim i jashtëzakonshëm. Ata që më njohin e dinë se i bëj gjithmonë shumë presion vetes. Doja vetëm ta shijoja atë moment, sepse nuk e kupton menjëherë se çfarë ke arritur. Është diçka e pabesueshme dhe një krenari për ne, për familjet tona dhe për gjithë Zvicrën”, deklaroi kapiteni helvet.

Megjithatë, Xhaka theksoi se objektivi i skuadrës nuk përfundon me arritjen në çerekfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi ynë i parë ishte të kualifikoheshim në Botëror. Më pas të kalonim fazën e grupeve dhe më pas raundin tjetër. Tani kemi arritur edhe objektivin e katërt dhe kemi bërë histori. Por tani na pret objektivi i pestë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me kampionen në fuqi të botës, Argjentinën, një sfidë që për Xhakën ka edhe një domethënie të veçantë.

“Është privilegj të luash në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ata janë dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori”, tha mesfushori, duke shmangur krahasimet mes dy legjendave të futbollit.

Xhaka dhe Ricardo Rodríguez janë të vetmit futbollistë të skuadrës aktuale zvicerane që ishin në fushë edhe në përballjen me Argjentinën në Botërorin e vitit 2014 në Brazil. Atëherë, zviceranët u eliminuan në fazën e 1/8-ave pas humbjes 1-0 në kohën shtesë, falë golit të Ángel Di Marías në minutën e 118-të.

“Botërori i vitit 2014 na dhemb ende. Ishim shumë pranë eliminimit të Argjentinës dhe humbëm vetëm në fund të kohës shtesë. Tani kemi një mundësi për revansh”, tha Xhaka.

Pas ndeshjes, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, vlerësoi rolin vendimtar të Granit Xhakës në suksesin e skuadrës.

“Ai e ka motivuar ekipin në çdo moment me fjalët dhe shembullin e tij. Është një kapiten i vërtetë. Ka vuajtur, ka luftuar dhe ka qenë lideri ynë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Duke parë pasionin e tij, nuk e dimë nëse ky do të jetë Botërori i fundit për të”, deklaroi Yakin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?