Granit Xhaka përfundon nën hetim në Zvicër për certifikatat e COVID-19

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është përfshirë në një hetim të Prokurorisë Publike të Lucernës lidhur me certifikatat e COVID-19.

Lajmi është konfirmuar për median zvicerane Blick nga zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp. Sipas autoriteteve, hetimi synon të përcaktojë nëse në lidhje me certifikatat e vaksinimit është kryer ndonjë veprim që mund të përbëjë vepër penale.

Në qendër të hetimeve janë dyshimet se mund të jenë përdorur ose siguruar certifikata të falsifikuara vaksinimi. Sipas raportimeve, dokumentet dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke në kantonin e Lucernës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti ka qenë nën hetim prej disa kohësh. Në vitin 2023, policia zvicerane kontrolloi ordinancën e mjekes dhe, sipas raportimeve, sekuestroi prova që mund të jenë të lidhura me këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Granit Xhaka i ka mohuar akuzat dhe çdo përfshirje në falsifikimin apo sigurimin e certifikatave të COVID-19.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet zvicerane pritet të përcaktojnë nëse ka prova të mjaftueshme për të ngritur përgjegjësi penale ndaj personave të përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?