Granit Xhaka surprizon jashtë futbollit, bëhet protagonist në një film përkrah Terence Hill

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po tërheq vëmendje jo vetëm për paraqitjet në fushën e blertë, por edhe për një aventurë të re në botën e ekranit.

Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga figurat kryesore të filmit të shkurtër “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah legjendës së kinemasë italiane, Terence Hill. Projekti, i prodhuar nga kompania zvicerane “Denner”, u prezantua premierë në kinemanë “Corso” në Zurich, në prag të Kupës së Botës 2026.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, Zeki Amdouni, si dhe modelja dhe futbollistja kroate Ana Maria Marković, duke i dhënë projektit një përzierje mes sportit dhe argëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhirimet janë realizuar në Spanjë, në disa prej lokacioneve ikonike ku janë filmuar dikur filmat klasikë të zhanrit “western”, duke i dhënë produksionit një atmosferë të veçantë kinematografike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave zvicerane, Xhaka prej vitesh është kthyer në një figurë simbol të sportit helvet, falë rolit të tij si lider në kombëtare, ndikimit mediatik dhe personalitetit që e ka bërë një nga emrat më të njohur të futbollit zviceran edhe jashtë fushës së lojës.

Beim Kurzfilm «The Socceritos» des Detailhändlers Denner haben auch zwei  Schweizer Nationalspieler einen besonderen Auftritt: Captain Granit Xhaka  und Zeki Amdouni. Und das zusammen mit Hollywood-Legende Terence Hill.

Denner: Western mit Terence Hill zur Fussball-WM - Marketing

Granit Xhaka ist Schauspieler - wie gut schlägt sich der Nati-Captain im  Film?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?