Granit Xhaka “zviceran”, fejohet me një shqiptare
Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka vendos të fejohet. Mesfushori i Borussia Monchengladbach zyrtarizoi në fejesë lidhjen me bukuroshen me origjinë kosovare, Leonita, e cila jeton në Ruhr të Gjermanisë. Disa javë më parë, 22-vjeçarja u shfaq në stadium gjatë ndeshjes së Kombëtares së Zvicrës. Sipas informacioneve mediatike, fejesa është bërë në një ambjent mjaft të ngushtë me miq dhe famljarë të Granitit ku natyrisht nuk mund të mungonte as vëllai i tij, futbollisti i kombëtares sonë, Taulanti.
KOHA JONË SONDAZH

