Grezda në super formë, shënon në miqësoren ndaj Lokomotivës (VIDEO)

Eros Grezda duket se po rigjen formën e tij më të mirë te skuadra e Osijekut. Sulmuesi gjakovar nisi nga minuta e parë ndeshjen miqësore kundër Lomokotiv së Moskës duke shpërblyer besimin e trajnerit.

24-vjeçari arriti që të shënonte një gol të bukur në minutën e 17-të, teksa e dërgoi topin në rrjetë pas një topi të mbetur në zonën e rreptësisë së ekipit rus.

Ndeshja do të mbyllej në shifrat 2-0, teksa në minutën e 34-të, edhe Maric arriti që të shënonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?