Griezmann: Dua titullin me Atleticon, Interi është njëlloj si ne!  

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid looks on during the LaLiga EA Sports match between Atletico Madrid and Sevilla FC at Civitas Metropolitano Stadium on December 23, 2023 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Inter-Atletico Madrid është një nga përballjet me interesante në raundin e 1/8-ve në Champions League. Zikaltrit italianë vijnë si nënkampionët në fuqi të Europës dhe duan të rikthehen sërish në finale.

Dueli i parë do të zhvillohet në “San Siro” (20 shkurt), teksa ai i kthimit në “Ëanda Metropolitana: (13 mars). Antoine Griezmann e cilëson një rival të vështirë dhe të ngjashëm me skuadrën e tij “armatën” e Simone Inzaghit.

Në prononcimin për AS, sulmuesi francez i Atleticos deklaroi: “Dua të përpiqem të fitoj një titull me Atleticon. Dua të bëj gjithçka që është e mundur për t’ia dalë të fitoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi është një kundërshtar i vështirë, por ata na ngjajnë shumë. Gjithashtu, ne duam të jemi afër kreut edhe në La Liga, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, deklaroi “ylli” i Atletico Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?