Griezmann flet për marrëdhënien me Messin: Kam duruar shumë, doja t’i rregulloja gjërat në fushë!

Antoine Griezmann ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien e tij me Leo Messin te Barcelona. Francezi pranoi se kur erdhi në fillim, gjërat nuk shkonin mirë për shkak të refuzimit që i kishte bërë klubit katalanas vetëm një vit më parë.

“Doja t’i rregulloja gjërat në fushë. Kam folur me Leon dhe ai më tha që u lëndua nga ai refuzim i parë, por më garantoi se do të më mbështeste 100% në momentin që u bashkova me të. Gjithmonë kam thënë se dua të flas në fushë, por ka ardhur koha që t’i sqaroj disa gjëra. Kam duruar shumë këto kohë. I pranoj kritikat, pasi tifozët nuk po shikojnë versionin tim më të mirë, por ndonjëherë teprohet.

Duke qenë se jam i urtë, jam shënjestër e lehtë. Në një vit e gjysmë te Barcelona kam pasur 3 trajnerë të ndryshëm dhe kemi kaluar një pandemi, gjëra që ma kanë vështirësuar ambientimin. Ka kandidatë për President klubi që flasin për mua. Kam mjaftueshëm gjëra për të menduar, nuk kam nevojë që të më shtohen edhe deklaratat e tyre nëse jam apo jo një blerje e mirë për Barcelonën”, tregoi Griezmann në një intervistë për “Universo Valdano”.

SHKARKO APP