Griezmann: Nuk di shumë, por shpresoj që Messi të qëndrojë!

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, shpreson se do të vazhdojë të luajë së bashku me Lionel Messi sezonin e ardhshëm. Blaugrana-t kontestuan mundësinë e Messit për ta bërë një lëvizje të tillë, sipas kushteve të kontratës së tij aktuale.

Griezmann shpreson që argjentinasi të vijojë të luajë ende te katalanasit: “Ne jemi duke u përpjekur të qëndrojmë të përditësuar me këtë çështje, edhe pse është diçka midis tij dhe klubit. Ne vetëm shpresojmë që ai të qëndrojë. Unë jam duke u përpjekur të përqendrohem në ekipin kombëtar dhe të përgatitem mirë për dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Kemi dëgjuar pak nga gjithçka, por nuk dimë asgjë tjetër për gjithë këtë çështje”.

Babai dhe agjenti i yllit argjentinas, Jorge, fluturoi në Barcelona këtë javë, nga vendlindja e tij, Rosario, për të mbikëqyrur bisedimet me klubin. Më pas u tha gazetarëve se negociatat kishin shkuar mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?