Griezmann: Spanja skuadër e madhe, por ne nuk kemi frikë!

Në një intervistë të publikuar për kanalet zyrtare të federatës franceze, Antoine Griezmann ka folur përpara gjysmëfinales me Spanjën.

“Askush nuk na tremb, duhet të kemi besim te vetja dhe të japim gjithçka në fushë për të shkuar në finale. Ka mbetur vetëm një ndeshje. Fitorja është gjithmonë e bukur, ne duhet të përfitojmë nga mundësia për të qenë në top katër vendet e para, do të duhet të jemi të mirë në kundërpërgjigje ndaj tyre.

Spanja është një skuadër e madhe që po bën shumë mirë. Nico Williamns dhe Lamine Yamal bëjnë diferencën sa herë prekin topin, duhet të jemi të vëmendshëm për t’ju kundërpërgjigjur”, tha ylli francez. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP