FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann te PSG? Sulmuesi francez i përgjigjet ofertës së parizienëve

Antoine Griezmann nuk dëshiron që të transferohet te Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez ka refuzuar një transferim të mundshëm në “Parc de Prince”, teksa mund të ishte pjesë e një shkëmbimi me Neymar.

Griezmann ka zhgënjyer që nga periudha e afrimit nga Atletico Madrid, ndaj dhe klubi katalanas e ka nxjerrë në merkato, për të siguruar fondin e nevojshëm për të synuar një goditje të madhe në fazën e sulmit.

Ai nuk ka mundur që të futet në mekanizmat e blaugranëve, apo të ketë një kombinim të mirë me Lionel Messin. Setien ka planifikuar një sulm krejt ndryshe për sezonin e ardhshëm, teksa Griezmann duket se nuk bën pjesë në planet e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?