Griezmann thumbon Barcelonën: Te Franca trajneri di ku të më vendosë në fushë!

Antoine Griezmann realizoi një gol të shkëlqyer në fitoren 1-2 të Francës ndaj Kroacisë në stadiumin “Maksimir”, në Ligën e Kombeve, pas një asisti të Mendy.

I intervistuar në përfundim të sfidës, sulmuesi i Barcelonës dha një mesazh për stafin teknik “blaugrana”, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Ndihem mirë, sepse trajneri di se ku të më vendosë dhe, për këtë arsye, përfitoj prej tij si dhe nga besimi që më japin shokët e mi të skuadrës.”

Lidhur me golin e tij, sulmuesi francez shpjegoi: “Mendoj se shënova një nga golat më të mirë në karrierën time. Godita me të gjithë forcën time dhe për fat të mirë hyri në portë”.

 

SHKARKO APP