Griezmann vs Cristiano Ronaldo: Revanshi i Champions League
Më 28 maj të këtij viti, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann u përballën në finalen e Champions League që u zhvillua në Milano mes dy skuadrava të Madridit, Realit dhe Atletikos.
Në atë ndeshje ishte portugezi që mori Kupën ndërsa francezi mbeti veç me zhgënjimin. Por këtë të dielë, Antoine ka mundësi për revanshin, pasi dy lojtarët do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit por tani duke udhëhequr kombëtaret e tyre.
Cristiano Ronaldo thotë se këtë moment e kishte ëndërruar që fëmijë dhe se është ëndrra e tij më e madhe që të fitojë një Kupë me Portugalinë duke qenë se në nivel klubesh dhe individual i ka fituar të gjitha.
Ndërsa për talentin e Francës, Griezmann kjo është një fitore mëse e merituar për Les Bleus që do të përpiqen të bëjnë krenarë tifozët e tyre duke qenë se janë dhe vendi organizator.
Griezmann udhëheq dhe tabelën e golashënuesve dhe është pretendenti kryesor për të marrë Këpucën e Artë në Euro 2016 me 6 gola të shënuar kur ka mbetur dhe një ndeshje nga fundi. Ndërsa Ronaldo ka shënuar 3 gola.
KOHA JONË SONDAZH

