FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruda: Tifozët më shkruajnë që të luaj me Shqipërinë, por …

Gruda: Tifozët më shkruajnë që të luaj me Shqipërinë, por …

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, duket se nuk e ka ndarë mendjen ende se cilën kombëtare do të përfaqësojë. 20-vjeçari është pjesë e Brajtonit në Premier Ligë, teksa në një prononcim të dhënë për podcastin e klubit anglez, ndër të tjera foli për prejardhjen e tij, duke treguar edhe për mesazhet e tifozëve shqiptarë për t’iu bashkuar kuqezinjve.

“Mbiemri im është  i vjetër dhe i njohur në veri të Shqipërisë. Tifozët shqiptarë më njohin dhe duan që unë të luaj për Shqipërinë. Ata më shkruajnë mua dhe prindërve të mi për këtë. Nuk kam vendosur ende. Për kë preferoj të luaj? Nuk dua ta them”, u shpreh Gruda.

Gruda u transferua te Brighton nga Mainz për 31 milionë euro. Ai ka dhënë vetëm një asist me fanellën e klubit anglez, teksa është aktivizuar në 12 ndeshje në total.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?