Grupi B, Dinamo dhe Sopoti kampionë të merkatos, Lushnja pret rrogat

Merkato e janarit po vjen drejt mbylljes, ndërsa ekipet e Kategorisë së Parë, që pretendojnë të ngjiten sezonin tjetër në Kategorinë Superiore, po bëjnë llogaritë e fundit. Në Grupin B, Dinamo e Sopoti kanë bërë blerjet më të bujshme. Lushnja riktheu Cankën, por ka probleme me pagesat dhe pritet t’i zgjidhë para ndeshjes direkte me dinamovitët, ndërsa Butrintit i largohet një ga lojtarët kryesore:

 

Sopoti, testohen Miuminov, Peqini, Caushaj dhe Begaj 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sopoti i Librazhdit, pretendent për vendin e parë në Grupin B zhvilloi dje një miqësore në Pezë  me Mamurrasin, një ekip tjetër pretendent i Grupit A, në Kategorinë  e Parë që pretendon të ngjitet në Superiore. Ndeshja përfundoi në barazim  3:3 dhe për Sopotin shënuan Begaj, Ramadani  (autogol ) dhe Polisi. Në radhët e Sopotit debutuan disa lojtarë të ardhur gjatë merkatos së dimrit, si portieri bullgar Miuminov, apo lojtarë të tjerë të njohur në Superiore, si Begaj, Caushaj e Peqini, të ardhur me bujë gjatë janarit. Ekipi i Sopotit e nisi lojën me këtë formacion :

Swiss Digital Mobile Reklama

Miuminov,

Bello Peqini, Begaj , Lezi ,

Caushaj , Cake, Ballkoci , Polisi

Dhima. Lleshi ,

u aktivizuan edhe : Bërdufi, Maitara, Lame, Hoxha, Koçi, Hajdari

Dinamo, e sigurtë për transfertën në Lushnjë

Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të pjesës së dytë në Kategorinë e Parë. Grupi ka qenë i plotë, por kanë munguar në ditët e para të javës Capa, Rexhepi e Turtulli, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Pritet edhe kthimi i Bilibashit. Grupi po konsolidohet dhe duket se në Lushnjë, Dinamo do të kërkojë vetëm tri pikët. Miqësorja e fundit me Tërbunin përfundon me shifrat e barabarta 1-1, por megjithatë Blutë janë gati pjesën e dytë të garës. Dinamo kaloi në avantazh me një supergol nga Arifaj, ndërsa pak minuta më pas  barazoi ish-kapiteni i këtij ekipi, Matko Djarmati me anë të një 11-metërshi. Të dyja ekipet pretendojnë, pas kësaj miqësoreje, të mbajnë vendet e para në klasifikim, për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.  Blerjet e janarit, si portieri Elvis Kotorri, mesfushori Igli Almmuça dhe sulmuesi Daniel Xhafaj kanë rritur optimizmin në radhët e Dinamos, që kjo skaudër të bëj diferencën në pjesën e dytë të kampionatit.

Lushnja para Dinamos, në pritje të rrogave

Lushnja është një tjetër ekip pretendent i Grupit A, për t’i ngjitur në Kategorinë Superiore, teksa rivalizoi me Dinamon e Sopotin, gjatë pjesës së parë të garës, për vendin e parë. Ndonëse e humbi miqësoren e fundit, 2-1 me Mamurrasin, pozitiv ishte fakti se sulmuesi i rikthyer, Mikel Canka shënoi golin e vetëm për “lagunarët” . Më tepër se humbja në miqësore për Lushnjën, mbetet problem vonesa e rrogave. Bashkia e Lushnjës ka premtuar që në dy ditët e ardhshme të japë rrogat e prapambetura, që ekipit t’i jepet kuroja për ta nisur mirë pjesën e dytë të këtij sezoni. Ndeshja e parë me Dinamon, më 7 shkurt, mund të jetë vendimtare për fatet e secilës skuadër, që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. 

Butrinti, i ikën Malaj tek Flamurtari

Arbër Malaj, qendërmbrojtësi që klubi i Butrintit largoi në këtë merkato dimërore, është bashkuar me ekipin e Flamurtarit. Ai ka dalë në stërvitje me vlonjatët, duke krijuar një boshllëk në radhët e sarandiotëve që në pjesën e parë të garës u renditen mes ekipeve pretendente të Grupit B, në Kategorinë e Parë, për në Superiore. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?