Grupi i ”sherrit” me Shqipërinë, Vuçiç: Tani kemi marrëdhënie më të mira, fiton Serbia

Më keq se kaq nuk mund të shkonte. Shqipëria mësoi rivalët për në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shorti është treguar “mizor” pasi do të kemi dy përballje të ndezura me Serbinë dhe dy “beteja” shumë të vështira kundër Anglisë. Dy ekipet e tjera në grup, Letonia dhe Andorra, të paktën në letër janë lehtësisht të kalueshme.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjithashtu ka dhënë një koment sa i përket pikërisht ndeshjes, e cila do të jetë dhe e para për serbët në këto kualifikuese.

”Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?