Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e Napolit, De Laurentiis hetohet për transferimin e Osimhen

Aurelio De Laurentiis është sërish në telashe. Guardia di Finanza ka nisur një hetim për presidentin e Napolit, për sa i përket transferimit të Victor Osimhen.

Guardia di Finanza kreu kontrolle në selinë e Napolit dhe në disa vende të tjera për të gjetur parregullsitë e pretenduara në akuzën e tyre.

Një tjetër hetim ky për këtë çështje pasi më parë prokuroria hetoi për plusvalencat, por gjithçka u hodh poshtë nga gjykata. Kujtojmë që Osimhen u transhua në vitin 2020 nga Lille, teksa në marrëveshje u përfshinë edhe Karnezis si dhe të rinjtë Manzi, Palmieri dhe Luguori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?