Guardiola: Kemi vetëm 1% shanse për të kaluar Realin, por do të provojmë!

Manchester City do të luajë një ndeshje të rëndësishme për Play Off-n e Champions League, ku përballë do të jetë Real Madrid. “Qytetarët” do të tentojnë përmbysjen e madhe në Santiago Bernabeu të mërkurën, pas humbjes në Etihad 1 javë më parë ndaj madrilenëve.
“Në këtë sezon fatkeqësisht na ka ndodhur shpesh herë që të luajmë ndeshje të nivelit tonë, por ndeshjen e radhës ta humbasim. Rezultatet kanë qenë të dobëta, nuk mund ta kisha imagjinuar që në këtë pikë të sezonit të ishim kaq poshtë në renditje.
Ndaj Real Madrid për shumëkënd ne kemi ndoshta vetëm 1% shanse për të kaluar më tej, por ne do të provojmë, sado të vogla të jenë shanset tona”, deklaroi Guardiola.