Guardiola kërkon Erling Haaland për të zëvendësuar Agueron
Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, teksa klubi anglez do të ndërtojë një statujë për të. “Qytetarët” kanë plane të qarta për të ardhmen, teksa synimi kryesor është Erling Haaland.
Super talenti norvegjez është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha, duke filluar nga Real Madrid, duke vijuar me Barcelonën, Manchester City, United, apo Juventus, që janë gati për të investuar mbi 100 milionë euro për talentin.
20-vjeçari këtë sezon ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke pasur një ecuri fantastike. Në kampionat ka shënuar 21 gola në 21 ndeshje, ndërkohë që në Champions ka realizuar 10 gola në 6 ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/