Guardiola ‘largon’ Shaqirin
Ai tha se secili që nuk ndihet i lumtur në Allianz Arena, është i lirë të largohet.
“Dua të punoj me futbollistët që janë të lumtur që janë këtu. Ata që nuk duan të mbeten, mund të largohen menjëherë”, deklaroi Guardiola para ndeshjes me Hoffenheimin.
Për Shaqirin kanë interesim shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, Interin e Napolin në Serie A, Atletico Madridin në La Ligë dhe Liverpoolin e Manchester Unitedin në Premierligë.
KOHA JONË SONDAZH

