Guardiola: Mbase jemi në fund cikli, asgjë nuk zgjat përgjithmonë!
Humbja e rëndë 3-1 në Bernabeo ka sjell një tjetër tronditje për Manchester City-in dhe Pep Guardiolën. Pas eliminimit në Madrid, trajneri spanjoll për herë të parë foli për fund cikli.
“Nuk ndihem i pafuqishëm. Vitet e kaluara kemi qenë një ekip i madh, por këtë vit jo. Motivet janë të shumta. Me City-in kemi arritur diçka të mrekullueshme në Premier Ligë duke fituar katër tituj në pesë vite ndërsa tani do të na duhet që të luftojmë për katër ose pesë vendet e para që të jemi përsëri në Champions vitin që vjen. A mund të flasim për fund cikli? Mbase po. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, tha Pep Guardiola.
Në fund ai u pyet nëse kishte ende fuqi për të vazhduar punën me ekipin e Sitin. “Po, po patjetër! Dua të vazhdoj”, tha Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

