Guardiola mbron Haaland: Kaloi një javë të vështirë sepse humbi gjyshen
Java e kaluar nuk ka qenë e lehtë për Erling Haaland, pavarësisht se të martën sulmuesi norvegjez shënoi një tjetër gol dhe i dha fitoren Manchester City ndaj Brentfordit, në ndeshjen e rikuperuar të Premier League.
Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, shpjegoi problemet e sulmuesit të tij në konferencën për shtyp: “Futbollistët e mëdhenj, sulmuesit e mëdhenj shënojnë shumë gola. Mos i kritikoni, sepse më pas ju mbyllin gojën …
Ka qenë dy muaj jashtë fushave, java e kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ai humbi gjyshen dhe nuk është e lehtë për asnjë njeri. Është krejt normale të mos jetë në formën e tij më të mirë pas dy muajsh mungesë.
Nuk më kishte thënë asgjë për vdekjen e gjyshes. E kuptova më vonë dhe më pas folëm për ndjenjat e tij, për dhimbjen që kishte përjetuar edhe babai i tij. Megjithatë, në ndeshje të këtij lloji ne kemi nevojë për një lojtar si Erling”,deklaroi Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

