Guardiola: Ndeshja ndaj Realit si një derbi, do japim shpirtin në fushë
Manchester City do të përballet me Real Madrid, në Play Off të Champions League. Trajneri Pep Guardiola ka komentuar së fundmi duelin ndaj madrilenëve, që për të do të jetë si një derbi.
“Ballafaqimet me Real Madridin janë kthyer në derbi. Për vitin e katërt rresht. Por, Bayerni apo Madridi, të dyja janë skuadra shumë të forta. Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, tha Guardiola në konferencën për shtyp pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës.
KOHA JONË SONDAZH

