Guardiola ngulmon për yllin e Barcelonës, gati oferta në verë

Pep Guardiola nuk ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Barcelonës, Raphinha, në merkaton e ardhshme të verës. Sipas faqes spanjolle El Nacional, Guardiola ka përcjellë në bordin e Manchester City dëshirën e tij për të pasur Raphinha në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm.
Braziliani, i cili u largua nga Leeds për te katalanasit prej 55 milionë sterlinash në vitin 2022, ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon. 28-vjeçari ka regjistruar 22 gola dhe 11 asiste në 30 ndeshje të përgjithshme për klubin e tij këtë sezon.