Guardiola: Portieri Neuer është fituesi moral i Topit të Artë
Pep Guardiola beson se portieri i Bajern dhe i Gjermanisë, Manuel Neuer duhet të jetë krenar me veten, pavarësisht nëse i jepet apo jo trofeu i Topit të Artë. Ai thotë se Neuer është “fitues”, teksa e ngre në qiell portierin Gjermanisë dhe të ekipit që drejton, që aktualisht ndodhet në Doha të Katarit, ku po kryen përgatitjet e dimrit. “Manu është thuajse fituesi. Këshilla ime ndaj Neuer ishte e njëjtë me atë që i dhashë Ribery një vit më parë. Shko atje dhe gëzohu dhe mos u shqetëso se kush e ngre lart trofeun. Nëse fiton është mirë, nëse jo, është po aq mirë.” Guardiola thotë se edhe Neuer ka fituar shumë gjatë vitit të kaluar dhe kjo e bën atë një fitues moral.
KOHA JONË SONDAZH

