Guardiola refuzon Inter Miami-n, preferon një vit pushim nga futbolli
E ardhmja e Pep Guardiolës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave sportive. Sipas një raportimi të prestigjiozes britanike Daily Mirror, ish-trajneri i Manchester Cityt ka marrë një ofertë për të marrë drejtimin e Inter Miami-t, por ka vendosur ta refuzojë atë.
Burime pranë klubit amerikan bëjnë të ditur se David Beckham, bashkëpronar i Inter Miami-t, e kishte vendosur teknikun spanjoll si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Javier Mascheranon në stolin e skuadrës. Objektivi ishte ribashkimi i Guardiolës me Lionel Messin, me të cilin arriti suksese të jashtëzakonshme gjatë periudhës së tyre te Barcelona.
Megjithatë, përgjigjja e Guardiolës ka qenë negative. Sipas raportimit, trajneri spanjoll nuk është i interesuar të nisë menjëherë një aventurë të re dhe mbetet i vendosur të marrë një vit pushim nga futbolli pas largimit nga Manchester City.
Kjo lëvizje e mundshme do të kishte qenë një nga më të bujshmet në futbollin amerikan, por për momentin duket se planet e Guardiolës janë të orientuara drejt një periudhe larg presionit të pankinave, përpara se të vendosë për hapin e ardhshëm në karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

