Guardiola s’i kursen elozhet për Haaland: Me statistika është si Messi dhe Cristiano!

Pep Guardiola nuk ka kursyer elozhet për Erling Haaland, pas paraqitjes së jashtëzakonshme të norvegjezit në fitoren e Manchester City ndaj Bournemouth në “Etihad Stadium”. Sulmuesi 25-vjeçar shënoi përsëri, duke u konfirmuar si arma më e fortë e kampionëve të Anglisë.

“Haaland është i jashtëzakonshëm. Keni parë statistikat e tij? Sigurisht që është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos!”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes. “Dallimi është se ata e kanë bërë për pesëmbëdhjetë vite, por Erling është në rrugën e duhur. Mënyra si e gjuajti topin në golin e parë tregoi vetëbesim dhe instinkt të pastër sulmuesi. Ka uri dhe mentalitet fitues. Të punosh me të është një privilegj.”

Trajneri katalanas shtoi se skuadra duhet të gjejë më shumë alternativa në sulm, për të mos u varur vetëm nga Haaland: “Duhet të shënojnë edhe të tjerët, por me Erling në ekip gjithçka bëhet më e lehtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Guardiola vlerësoi gjithashtu francezin Rayan Cherki, autor i dy asistimeve në takim: “Ka talent, vizion dhe guxim. Po përshtatet shumë mirë me Premier League.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Manchester City mbetet plotësisht në garë për titullin e Premier League. “Kemi edhe 28 ndeshje përpara, por skuadra po rritet dhe po tregon stabilitet. Nëse vazhdojmë kështu, mund të arrijmë çdo objektiv,” përfundoi Guardiola me besim. /Koha Jonë/

Guardiola s’i kursen elozhet për Haaland: Me statistika është si Messi dhe Cristiano!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?