Gugash Magani: Tirana, për titullin nuk ka nevojë për tolerime!

 

Për trajnerin e Tiranës, Gugash Magani, fitorja në ndeshjet ku rezultati mund të jetë i përcaktuar, nuk vlen. Ai garanton se Tirana nuk do të kontribuojë negativisht në këtë drejtim, por njëherazi askush nuk mund të garantojë sjelljen e rivalëve. – “Kemi biseduar me lojtarët dhe klubin. Nuk mund të marr përsipër të komentoj problematikat që kanë pasur ndeshjet në takimet e tjera. Nuk më pëlqen asnjë tolerim, sepse asnjë trajneri nuk i pëlqen të marrë 3 pikë të “dhuruara”, madje as një trofe në mënyrë të tillë nuk të shijon,” – theksoi Magani. Pas 19 javëve të para, Tirana gjendet në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve tre pikë larg vendit të parë, që mbahet nga rivalët e Kukësit. Tirana-Flamurtari në Elbasan do të luhet të premten, ora 18.00, e cila do të jetë edhe ndeshja e parë e javës së 20-të në Kategorinë Superiore. Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, thotë se mungesat nuk do të ndikojnë në përballjen kundër Flamurtarit. Tirana i ka marrë deri tani 4 pikë Flamurtarit duke fituar 1-0 në Tiranë në fazën e parë e duke barazuar 0-0 në fazën e dytë në Vlorë. “Për shkak kartonësh do të mungoje kapiteni Ervin Bulku. Ristevski nuk është në kondicionin e duhur ndaj nuk do të jetë. Rikthehet Elis Baka,j dhe ky do të jetë një lajm i mirë. Edhe Karabeci po i afrohet kondicionit që nevojitet,” – shprehet Gugash Magani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?