Guindo: Te Skënderbeu nuk më besuan, goli ndaj Partizanit ishte i rregullt

Sulmuesi i Bylisit, Saliou Guindo, shënoi golin e barazimit 2-2 kundër Partizanit, një gol “fantazmë”. Pas ndeshjes, 23 vjeçari foli për Supersport, aty ku tha se goli i tij është i rregullt, si dhe preku aventurën e tij te Skënderbeu.

“Jam shumë i lumtur që shënova, që i dhashë një pikë skuadrës në një ndeshje kaq të rëndësishme. E dinim ndaj kujt skuadër po luanim, ishte një pikë e rëndësishme.

Goli? Për mua, shikoni pamjet, topi e ka kaluar vijën. Këmba e Belicës është e futur brenda, për mua është gol. Siç e dini, futbolli ka të bëjë me shanset që të japin dhe me besimin që të tregojnë. Për mua ishte shumë e vështirë, shkova vonë te Skënderbeu dhe nuk isha mirë fizikisht. Kisha dhe rivalë si Krasniqi dhe Otto John”, tha Guindo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?