Guri tregon “sekretin” e dy golave të shënuar dje në Belgjikë

Sindrit Guri e mbylli vetëm me dy gola sezonin e kaluar kampionatin belg me Oostenden, ndërkohë 2 gola ish-sulmuesi i Kukësit i shënoi që në ndeshjen e tij debutuese në sezonin e ri. Pasi mungoi në javën e parë për shkak dëmtimi Guri e nisi si titullar sfidën e javës së dytë ndaj Cercle Brugge dhe spikati me një dygolësh duke udhëhequr Oostenden drejt fitores me përmbysje me rezultatin 3-1.

Në një intervistë për mediat belge në përfundim të ndeshjes ndaj Cercle Brugge, Guri u shpreh: “Të them të drejtën, trajneri më ka thënë që të qëndroj pranë shtyllës së dytë gjatë harkimeve, por si sulmues ndonjëherë e ndjen se ku duhet të jesh në një moment të caktuar.

Është një paraqitje që më jep shumë besim dhe më qetëson. Një sulmues që shënon është një sulmues i gëzuar. Trajneri i ri më jep më shumë besim dhe udhëzon skuadrën të më pasojë më shumë dhe të luajmë futboll më të bukur. Më duhet ta falënderoj. Sezonin e kaluar trajnerët nuk patën shumë besim tek unë. Vetëm vrapoja pafund”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?