Haaland apo Mbappe? Henry: Unë zgjedh Kylian, ju shpjegoj arsyen
Erling Haaland dhe Kylian Mbappe konsiderohen nga shumë njerëz si trashëgimtarët e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy kanibalë që mund të shkaktojnë një rivalitet të ri emocionues. Mbrëmë ata u përballën me njëri-tjetrin në Etihad dhe norvegjezi ishte më protagonist duke shënuar dy gola, por “qytetarët” u mposhtën 2-3.
“Suksesi” kalimtar i ish-lojtarit të Borussia Dortmundit nuk e ka ndryshuar mendjen e Thierry Henry-t , i cili ende beson se bashkatdhetari i tij është një nivel më lartë.
“Për mua, Kylian ka më shumë talent dhe ofron zgjidhje të ndryshme, ai mund të luajë në të gjitha pozicionet në sulm. Më lejoni të shpjegoj: ai është një djalë që është përpjekur të luajë si 9 për një vit e gjysmë.
U përpoq ta bënte këtë në Paris Saint-Germain dhe nuk funksionoi shumë mirë. Tani ai po e bën te Real Madrid, klubi më i madh në Evropë, dhe duhet të përshtatet me këtë kontekst. Haaland, nga ana tjetër, ka luajtur si 9 që nga fillimi i karrierës së tij.
Menduam se ata do të ishin dy djemtë që do të përpiqeshin t’i bënin ballë Messit dhe Ronaldos. Por tani, në vend që të mendojnë për atë që janë bërë, njerëzit gjithmonë vënë në dyshim mënyrën se si luajnë. Ata mund të mos jenë dy më të mirët në botë, por janë në krye. Disa do të thonë Mbappé, disa do të preferojnë Vinicius, të tjerë Lamine Yamal”, tha Henry për CBS Sport. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

