FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haaland: E admiroj Ibrahimovic, kam të njëjtën mentalitet si ai!

Erling Haaland brenda pak muajsh ka arritur që të ngjisë me shumë shpejtësi shkallët e karrierës së tij. Fillimisht shkëlqeu me Salzburgun në Champions dhe më pas u transferua te Dortmund, atje ku është kthyer tashmë në “makineri” golash. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për sajtin e njohur “’Four Four Two”, norvegjezi ka treguar se pëlqen shumë stilin e Ibrahimovic.

“Më pëlqen mentaliteti dhe mënyra se si Ibrahimovic i shikon gjërat, në një botë ndryshe. Mendoj se edhe unë do të kem të njëjtën besim si ai. Më pëlqen edhe mënyra se si ka kaluar nga një ekip në tjetrën, nga një vend në tjetrin.

Nuk është e thjeshtë, po shënon gjithmonë në momentin e parë. Më pëlqen që ta shoh duke luajtur”, ka thënë bomberi norvegjez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?